Prezantohet Kessie: Do jam maksimumin, luaj ku të më vendosë trajneri

schedule13:30 - 6 Korrik, 2022

schedule 13:30 - 6 Korrik, 2022

Sot është dita e prezantimit të Franck Kessie si lojtar i Barcelonës. Në ambientet e stadiumit “Camp Nou” për të prezantuar afrimin e parë të merkatës nga klubi katalanas ishte edhe presidenti i klubit, Joal Laporta dhe ish-lojtari i Milan.

Gjatë prezantimit, fjalën i pari e mori Laporta, i cili u shpreh i lumtur për këtë nënshkrim, teksa theksoi se kjo ishte dëshirë e trajnerit.

“Mirë se erdhe Kessie, në familjen e madhe të Barcelonës. Urime Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff për nënshkrimin. Ne përmbushëm dëshirën e trajnerit, i cili donte një lojtar me këto karakteristika. Një lojtar të tillë i duhej skuadrës, i cili ndihmon mbrojtjen dhe sulmin”, ka theskuar Laporta.

Menjëherë pas prezantimit ishte radha e lojtarit të merrte fjalën, teksa Kessie mezi pret të fillojë nga puna, ndërsa thekson se në karrierën e tij është përballur njëherë me Barçën dhe me disa lojtarë të saj.

“Dua ta nis me një falënderim për presidentin dhe trajnerin që besuan tek un dhe më dhanë këtë mundësi të luaj në një skuadër të madhe siç është Barcelona.

Unë mezi pres të takoj trajnerin dhe shokët e skuadrës me të cilët do të arrijnë rezultate pozitive në “Camp Nou”.

Pozicionin tim në fushë e vendos trajneri dhe un sa herë që do të thirrem në aksion do të jap më të mirën time që skuadra të arrijë rezultate të mira. Unë luaj edhe në të majtë edhe në të djathtë, ku të më vendosë trajneri.

Kam luajtur një herë kundër Barçës dhe kemi fituar 1-0 në Amerikë. Gjithashtu në Lojërat Olimpike kam luajtur kundër Pedri dhe Mingueza dhe kemi biseduar pas ndeshjes”, ka deklaruar Kessie.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!