Tashmë është zyrtarizuar kandidatura e Presidentit amerikan, Donald Trump, për çmimin Nobel për Paqen. Kreu i Shtëpisë së Bardhë është nominuar për këtë çmim prestigjoz falë përpjekjeve për të sjellë paqe në gadishullin Korean.
Pas propozimit të Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in është prezantuar dhe kandidatura zyrtare e Donald Trump në çmimin Nobel për Paqen, e cila është vepër e 18 deputetëve republikanë. Përfaqësuesit e partisë së vjetër të drejtuar nga deputeti Luke Messer, kanë dërguar në komitetin norvegjez të Nobelit për Paqe nominimin e Trump si “njohje të punës së tij për t’i dhënë fund Luftës së Koreve, për çarmatosjen bërthamore të gadishullit Korean dhe për sjelljen e paqes në këtë rajon”.
Kandidatura për Nobel mund të paraqitet nga kushdo që plotëson kushtet për nominim dhe mes kategorive figurojnë edhe parlamentarë dhe anëtarë të qeverisë së shteteve. Në 2017, këtë çmim prestigjoz e fitoi Fushata Ndërkombëtare për Zhdukjen e Armëve Bërthamore. Departamenti amerikan i drejtësisë ka vendosur në 2009 – kur Nobelin për Paqe e fitoi Barak Obama në fillim të mandatit presidencial – se 1.4 milionë dollarët e përfituara nuk konsiderohen kompensim nga ana e një qeverie të huaj, gjë e cila ndalohet në SHBA për një drejtues të Shtëpisë së BArdhë, pasi komiteti norvegjez për Nobelin është i pavarur në krahasim me qeverinë e Oslos.
Ndërkohë, propozimin për Nobel për Turmp e dha fillimish Moon Jae-in pas samitit të javës së kaluar me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë të cilit dy krerët e shteteve janë angazhuar që t’i japin fund luftës dhe të denuklarizojnë gadishullin. Ndërsa gjatë një tubimi në SHBA, mbështetësit e Trump kanë brohoritur “Nobel”, ndërsa presidenti amerikan po fliste për bisedimet me Korenë e Veriut./abcnews.al