Prezantohet fjalori i ri i gjuhës shqipe, mjeshtri i leksikografisë tregon sfidën e radhës

schedule17:56 - 20 Prill, 2021

schedule 17:56 - 20 Prill, 2021

Nga Leontina Nika

Në Akademinë e Shkencave u prezantua Fjalori i ri i gjuhës shqipe, i cili përmban rreth 35.000 fjalë dhe 3.000 njësi frazeologjike.

Udhëheqësi i grupit të punës mjeshtri i leksikografisë Jani Thomai, jep lajmin e mirë, ku 35 gjuhëtar nga hapësira mbarë shqiptare kanë nisur punën, për hartimin e fjalorit të madh me 100 .000 mijë fjalë.

Mjeshtëri i fjalorëve të gjuhës shqipe, akademiku Jani Thomai, u shfaq në Akademinë e Shkencave  për promovimin e Fjalorit të ri të Gjuhës Shqipe. Vepra dedikuar ciklit parauniversitar dhe studentëve  përmban rreth 35.00 fjalë dhe 3.000 njësi frazeologjike.

Si risi të këtij fjalori, renditë këto. Lidhur me fjalët e huaja specialisti tregon parimin që është ndjekur, duke e ilustruar me shembuj.

Thomai thotë se ka nisur puna për hartimin e fjalorit të madh.35 gjuhëtar nga hapësira mbarëkombëtare, janë pjesë e grupit të punës për hartimin e fjalorit të madh, i cili do të këtë rreth 100.000 fjalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!