Prezantimi i arritjeve në fushën e Mbrojtjes/ Rama: Forcat tona të Armatosura, në rrugën e një transformimi historik

schedule14:36 - 5 Prill, 2025

schedule 14:36 - 5 Prill, 2025

Zall Herr- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kanë qenë të pranishëm në Zall Herr, ku është bërë prezantimi i arritjeve në fushën e Mbrotjes.

Në këtë prezantim, Rama është njohur me kapacitetet e Ushtrisë.

Forcat e Armatosura është shprehur kryeministri, janë në rrugën e një transformimi historik.

“Në aspektin e integrimit të ushtrisë tonë në komunitetin euroatlantik, të gjithë bënë përpjekjet e tyre, në aspektin e përkujdesjes dhe mbështetjes të ushtrisë tonë, Shqipërisë i ndodhi ajo që nuk i ka ndodhur asnjë vendi tjetër. Një rënie në humnerë dhe më pas një braktisje shumë e gjatë. Nëse sot ne kemi një trupë që mbështetet mbi kapacitete të rëndësishme njerëzore, ky është i vetmi aset i trashëguar nga e shkuara, që është kapaciteti i drejtuesve, falë të cilëve, këto forca i mbijetuan me shumë vështirësi një sfide si rezultat i shëmbjes së shtetit dhe më pas i kthimit të kurrizit nga ana e shtetit ndaj Forcave të Armatosura. Nga njëra anë është krenari të them se në 10 vite kemi 10-fishuar investimet në fushën e mbrojtjes, por është dramatike të mendosh se kur morëm detyrën FA mbështeteshin me  28 milion euro investime. Sot është shumë më e vogël se shifra që kemi investuar vetëm për emergjencat civile”, u shpreh Rama

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!