Pretendoi se kishte bërë ndërhyrje në organin gjenital, reperi i famshëm padit mjeken

schedule21:17 - 19 Shtator, 2022

schedule 21:17 - 19 Shtator, 2022

50 Cent ka paditur një mjeke me pretendimin se ka përdorur një foto të bërë së bashku për të promovuar biznesin e saj. Reperi me famë botërore pozoi me Angela Kogan, pronare e “Perfection Plastic Surgery & MedSpa”, për një foto në shkurt 2020 duke menduar se ajo ishte një fanse e tij.

Fotoja është publikuar më pas nga mjekja dhe, siç thuhet në padi, është përdorur për të promovuar punën që bën. Reperi pretendon se mjekja ka nënkuptuar se ai iu nënshtrua një operacioni për zmadhimin e penisit. Ai pretendon se kjo ka dëmtuar reputacionin e tij profesional dhe personal.

Reperi dhe sipërmarrësi (i lindur Curtis James Jackson III) ka çuar ankesën e tij në gjykata dhe ka ngritur një padi kundër Angela Kogan dhe bizneseve të saj, Perfection Plastic Surgery dhe MedSpa.

Në padi, reperi kërkon dëmshpërblim monetar. Gjithashtu ai kërkon që mjekja të ndalojë së shpërndari foton dhe të mos pretendojë se ai qenë një klient.

Në gusht, The Shade Room bëri një histori me Kogan në lidhje me rritjen e procedurave të rritjes seksuale të meshkujve, dhe përdori sërish foton në fjalë, për të cilën Fifty thotë se e bën të duket sikur duhej të shkonte nën thikë për të përmirësuar penisin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!