Pretendoi se i kërkuan rryshfet, ALUIZNI kërkon hetim

schedule14:36 - 21 Nëntor, 2018

schedule 14:36 - 21 Nëntor, 2018

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t i kërkon zyrtarisht Prokurorisë të hetojë mbi pretendimin e një prej banorëve të Unazës së Re në një program televiziv se i janë kërkuar 30 mijë euro rryfshfet për lagalizimin e një objekti.

Përmes një njoftimi për median, ALUIZNI shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë ligjore çdo persona të përfshirë.

“E ftojmë qytetarin denoncues që, nëse i qëndron deklarimit publik, të na paraqesë informacionet që disponon për këtë rast”, thuhej në njoftimin e ALUIZNI-t./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!