Pretendoi se do të arrestohej, Trump mbledh 1.5 milionë dollarë në 3 ditë

schedule14:46 - 23 Mars, 2023

schedule 14:46 - 23 Mars, 2023

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mblodhi 1.5 milionë dollarë në tre ditë pasi pretendoi se do të arrestohej. Megjithatë, arrestimi nuk u bë kurrë.

Stafi i fushatës presidenciale të Trump 2024 konfirmoi shumën për Fox News, duke vënë në dukje se ishin donacione nga baza e ish-presidentit amerikan.

Kjo do të thotë se ai mblodhi mesatarisht 500,000 dollarë në ditë, dhe kjo është gati dyfishi i donacioneve mesatare ditore që mori Donald Trump pasi shpalli kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë në nëntor, sipas Business Insider.

Në gjashtë javët përpara se Trump të shpallte kandidaturën e tij, 11.8 milionë dollarë donacione nga mbështetësit u mblodhën për  fushatën e tij të rizgjedhjes dhe 9.5 milionë dollarë të tjera në gjashtë javë pasi Trump shpalli kandidaturën e tij.

Rritja e financimit të fushatës së tij erdhi pasi ai bëri një pretendim të pabazuar se do të arrestohej të martën me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut, gjë që nuk ndodhi.

Kujtojmë se të shtunën, ish-presidenti amerikan u bëri thirrje mbështetësve të tij që të protestojën pasi kishte zëra se ai do të arrestohej.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!