Pretendimi i Bylisit, Janku: Gaboi kryesori, vendimi final i duhuri

schedule22:47 - 3 Shkurt, 2020

schedule 22:47 - 3 Shkurt, 2020

Albano Janku, specialist gjykimi, është i ftuar në emisionin Pressing në ABC News, aty ku ka bërë moviolën e radhës në Superiore. Janku e nisi fjalën e tij me pretendimit e Bylisit për penallti kundër Vllaznisë.

PENALLTIA E BYLIS – “Duket qartësisht se topi nuk ka rënë në dorën e Ramadanit, por në shpinën e tij. Ishte një vendim i gabuar i kryesorit Kuka, por më pas e rëndësishme është që vendimi final, ishte i duhuri pas ndërhyrjes së arbitrit të katërt, i cili ka pasur pamje të pastër nga pozicioni i tij. Ka insistuar deri në fund që nuk ishte penallti dhe në fund fare, u mor vendimi i duhur. Në mos gaboj, Teuta me Bylisin, asistenti ka gabuar duke mos ndihmuar kryesorin, pasi kishte pamje të pastër dhe duhet ta ndihmonte.

Gaboi në vendim. Teknikisht, në momentin e parë, u gabua nga kryesori. Duket edhe më pas duke parë ndeshjen, vendosmëria e tij. U mor vendimi i duhur dhe në fund fare, nuk kishim të bënim me penallti. Shikojmë dorën e majtë të Ramadanit që është e hapur dhe arbitri mund të ndikohet. Por në fund u mor vendimi i drejtë.

E rëndësishme është që në fushë janë katër ose pesë arbitra. E rëndësishme është që në fund të merret vendimi i duhur. Kam dhënë dhe unë personalisht penallti kur isha arbitër i katërt, në Ukrainë në turne. Të gjithë arbitrat kanë për detyrë të marrin vendimet e duhura, pasi të gjithë dënohen. Kryesori është vendim-marrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!