Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pretendimet e Danimarkës, e konsideron SHBA si “kërcënim potencial për sigurinë”

schedule12:41 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 12:41 - 11 Dhjetor, 2025

Shërbimi i Inteligjencës Daneze (DDIS) për herë të parë e ka përshkruar SHBA-në si “kërcënim potencial për sigurinë”.

Në raportin e vitit 2025 të publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit, DDIS ka përmendur kërcënimet e jashtme dhe sfidat e politikës së sigurisë për Danimarkën.

Nën titullin “Axhenda në ndryshim e SHBA-së”, raporti vë në dukje se përparësia strategjike e këtij vendi tashmë është konkurrenca me Kinën dhe siguria përreth. “Ekuilibri midis përparësive strategjike të SHBA-së ende është i paqartë. Ndryshimi më i rëndësishëm në vitin 2025 është se SHBA-ja e ka bërë prioritet këtë për të zvogëluar ndikimin e Kinës në afërsi dhe përreth tyre”, thuhet në raport.

“SHBA-ja për herë të parë paraqet kërcënim potencial sigurie për Danimarkën. SHBA-ja po përdor fuqinë e saj ekonomike duke u kërcënuar me tarifa të larta për të arritur qëllimet e saj dhe po sinjalizon se nuk do të hezitojë të përdorë fuqinë e saj ushtarake, madje edhe kundër aleatëve të saj”, theksohet më tej.

Raporti vëren se pasiguritë rreth rolit të SHBA-së si garantuese e sigurisë evropiane po rriten dhe se kjo situatë mund të çojë në intensifikimin e sulmeve hibride nga Rusia kundër NATO-s. Gjithashtu në raport pretendohet se Rusia do të shfrytëzojë përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund shpejt luftës në Ukrainë, duke synuar të krijojë përçarje midis SHBA-së dhe Evropës.

Krahas SHBA-së edhe Rusia dhe Kina kanë interesa të ndryshme, thuhet në raportin ku vihet theksi se Rusia vazhdon luftën e saj në Ukrainë si dhe zhvillon luftë hibride kundër NATO-s dhe Perëndimit.

Sipas raportit, Kina po përdor fuqinë e saj ekonomike dhe ushtarake për të rritur ndikimin e saj global kundër Perëndimit dhe se SHBA-ja, Rusia dhe Kina kanë interesa të ndryshme në Arktik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!