Pretenca për Mediun më 22 qershor, gjykata: Familjarët pjesë e procesit

schedule15:09 - 7 Qershor, 2023

schedule 15:09 - 7 Qershor, 2023

Është shtyre për herë të tretë seanca për pretencën e ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili akuzohet për shpërdorim detyre në shpërthimin e Gërdecit.

Sipas vendimit të gjykatës seanca e radhës për ish ministrin e Mbrojtjes do të zhvillohet me 22 qershor në orën 14:00.

Procesi do të mbajë qëndrimin tonë në seancën e radhës”, ka thënë avokati mbrojtës i Mediut.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se GJKKO ka pranuar që pjesë e seancave do të jenë edhe familjarët e viktimave si palë.

Tashmë do të jenë në seancë në cilësinë e viktimave, që janë 290 persona ishin pjesë e shpërthimit të Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën dhjetëra personave dhe u plagosën qindra të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!