Emisioni “Pressing”, që transmetohet çdo të hënë dhe të enjte prej orës 23:00 në ABC, do të rikthehet në ekran javën e ardhshme. Mbrëmjen e djeshme, moderatori dhe gazetari, Gerti Çarçani, së bashku me moderatoren Fioralba Dizdari, i munguan ekranit.
Nisur nga interesimi i shumë ndjekësve të emisionit dhe të Kategorisë Superiore rrjedhimisht, sqarojmë se për shkak të një gjendje gripale të moderatores dhe prej faktit që z. Çarçani ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pa kryerjes së tamponit, ishte e pamundur që “Pressing” të transmetohej.
Gjithsesi, emisioni sportiv do të rikthehet shumë shpejt me diskutimet e zjarrta për Superioren, së bashku me panelin zakonshëm të specialistëve dhe të ftuarve të ndryshëm që i përkasin botës së futbollit dhe jo vetëm. Rishihemi së shpejti…