Pas një muaji bisedimesh të ethshme, Greqia dhe Egjipti kanë rënë më në fund dakord për një demarkacion të pjesshëm të zonave të tyre detare.
Kjo raportohet të ketë ndodhur gjatë një vizite sekrete, këtë të enjte në në Kajro nga Nikos Dendias. Ministri Grek u shoqërua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori Themistoklis Demiris.
Siç raporton “To Vima”, bisedimet mes Athinës dhe Kajros kanë rifilluar fuqishëm që nga vizita e fundit e bërë nga Dendias në Egjipt dhe pas bisedave të tij intensive me homologun e tij egjiptian Sameh al-Soukri.
Kjo ndodhi pas firmosje së marrëveshjes për zonat detare me me Italinë, në fillim të qershorit.
Një takim i ri i ekspertëve kishte ndjekur në Athinë dhe më pas pati një shkëmbim dokumentesh dhe hartash. Më pas në Athinë u mblodhën ekspertët dhe u bë një shkëmbim dokumentesh dhe hartash.
جانب من مراسم توقيع اتفاق حول تعيين المنطقة الاقتصادية الخالصة بين جمهورية مصر العربية وجمهورية اليونان. pic.twitter.com/wcTURCSz2J
— Egypt MFA Spokesperson (@MfaEgypt) August 6, 2020
Pala Greke po priste përgjigjen e palës egjiptiane e cila arriti ditë më parë dhe Dendias u bë gati për vizitën e re.
Edhe pse bisedimet u bënë në kushte të diskrecionit maksimal, konsiderohet pothuajse e sigurt se të dyja palët arritën vendosjen e një demarkacioni të pjesshëm në zonat e tyre detare (Shelf-i Kontinental dhe Zona Ekskluzive Ekonomike) ndërsa kufiri i meridianit të 28 është pika kyçe për finalizimin e marrëveshjes.
Ndërkohë, kujtojmë këtu se Turqia ka nisur kërkimet për gaz në ujërat e Egjeut Lindor.
Ekzistenca e Memorandumit të Mirëkuptimit Ankara-Tripoli ka pasur një efekt katalitik në qëndrimin e palës greke në lidhje me raundet e mëparshme të bisedimeve.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, mesazhi në të gjitha drejtimet është se “Greqia nuk bën marrëveshje të paligjshme, as nuk i detyron vendet e tjera në marrëveshje “luaneshash”. /abcnews.al/