Presioni ndërkombëtar jep efekt/ Albin Kurti tërhiqet: “Ok” për KFOR në veri

schedule19:24 - 29 Shtator, 2023

schedule 19:24 - 29 Shtator, 2023

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten përshëndeti një vendim të NATO-s për të forcuar trupat e saj në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, duke thënë se shkëmbimi i zjarrit i fundjavës së kaluar që la katër persona të vdekur ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar veriun me ndihmën e aleatit të saj, Rusinë.

“Këta njerëz duan ta kthejnë kohën pas”, tha kryeministri Albin Kurti për Associated Press. “Ata janë në kërkim të një makine kohe. Ata duan ta kthejnë orën 30 vjet pas. Por kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

Presioni ndërkombëtar bëri që kryeministri Kurti të ndryshojë qëndrim e tij, ndërsa u shpreh se Kosova ka nevojë për prezencën e NATO-s, sepse “kufiri me Serbinë është shumë i gjatë”

“Ne kemi nevojë për NATO-n, sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe kohëve të fundit ka forcuar kapacitetet e saj dhe ka shumë pajisje ushtarake si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”, tha Kurti.

Policia e Kosovës të premten bastisi disa lokacione në një zonë të mbizotëruar nga serbët në veri të vendit, ku dhuna e fundjavës la të vdekur një polic të Kosovës dhe tre kryengritës serbë dhe acaroi më tej marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, raporton Associated Press.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!