Presioni i Ngoo vë në lëvizje Tiranën, pasuesin e gjejnë në Superiore

schedule08:07 - 29 Maj, 2020

schedule 08:07 - 29 Maj, 2020

Tirana kërkon një sulmues. Deklarata r menaxherit të Michael Ngo, Mario Cenollit, nuk është pritur mirë në kampin bardheblu dhe menjëherë po tentohet gjetja e një tjetër goleadori.

Aktualisht në ekip është edhe Ismael Dunga, por nuk mjafton vetëm ai. Ditë më parë u lakua si emër Vasil Shkurtaj, i cili nuk do të rinovojë me Kukësin dhe në fakt vlonjati dëshiron që të luajë jashtë vendit.

 

“Panorama Sport” raporton se i zgjedhuri te Tirana është një emër interesant i Superiores, i cili i ka treguar vlerat e tij, pavarësisht se dëmtimet e kanë penalizuar. Bëhet fjalë për Blerim Krasniqin e Skënderbeut.

Kavajasi, tashmë 23 vjeç, prej dy vitesh e gjysmë është pjesë e korçarëve dhe pëlqehet nga Tirana. Këtë sezon, sulmuesi qendror ka shënuar pesë gola, por është një lojtar që mund t’i shërbejë bardhebluve si pikë referimi në sulm, ndërkohë që nëse do te shënojë rregullisht, shanset janë të mëdha që të shitet jashtë vendit. /abcnews.al