Presioni grek për çështjen “Beleri”/ Rama në Kongresin e PS: Nuk besoj se Greqia do t’i vërë “veto” Shqipërisë

schedule16:58 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 16:58 - 8 Dhjetor, 2023

TIRANË- Partia Socialiste po mban punimet e Kongresit, në të cilën u përcollën mesazhe dhe angazhime të shumta që nga ministrat, delegatët, deri tek kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i socialistëve, pa e përmendur me emër konkret, u ndal tek çështja Beleri dhe tek presionin që ka bërë Greqia për veton ndaj rrugës së Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka investuar aq shumë në sistemin e drejtësisë dhe një çështje e tillë nuk mund të trajtohet politikisht, siç dhe ka vepruar të paktën deri tani shteti grek.

Ai u shpreh se beson shumë që Greqia nuk do të vendosë bllokadë për Shqipërinë, por megjithatë edhe nëse kjo do të ndodhë shtoi Rama, ai do të kthehet nga Brukseli i pa mërzitur dhe më i motivuar se kurrë për ta çuar Shqipërinë në vendin që i takon.

“Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vet, jo për rezultate të pamohueshme të Shqipërisë, por për një arsye të mosarsyes tradicionale ballkanike tradicionale në marrëdhëniet fqinjësore, Greqia! Historia dihet. Qëndrimi as nuk ndryshon deri më 13 dhjetor dhe as nuk do ndryshojë përtej 13 dhjetorit. Ky qëndrim nuk do ndryshojë jo se ne jemi kokëfortë, por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë se ne, drejtësia për Shqipërinë është si uji që sapo ka nisur të dalë me vështirësi në një shkretëtirë. Unë nuk do të pranoj ta besoj deri më 13 dhjetor që fqinjët tanë do t’i vënë tapën e vetos shishes së hapur me aq përkushtim dhe punë me profesionalizëm nga një skuadër prej më shumë se 1000 vetash në gjithë sistemin e shtetit tonë që e kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në tryezat e dialogut dhe prezantimin në Bruksel në skanimit e plotë të gjendjes së vendit dhe duke provuar më fakt gatishmërinë  e Shqipërisë për ta çuar përpara negociatat duke çelur kapituj, por për ju të gjithëve dhe atyre shqiptarëve që na dëgjojnë dua t’ju them shumë sinqerisht se “në rast se kjo ndodh unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur, asnjë fije i mërzitur, por do kthehem edhe më krenar për Shqipërinë edhe më i motivuar për të vazhduar së bashku punët e mëdha për shtëpinë tonë të përbashkët”, tha Rama./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!