Mbrëmjen e nesërme në “San Siro” në orën 20:45 luhet Milan-Juventus. Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp foli trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo. Ai u shpreh se do luajnë hapur dhe se Milani është skuadra për tu mundur.
“Ne kryem testet këtë mëngjes dhe tani po presim rezultatet. Pasdite do të dimë nëse do të ketë të prekur të tjerë. E filluam 2021 me një fitore dhe një rezultat pozitiv. Mendojmë ndeshje pas ndeshje, dhe në fund do të vlerësojmë renditjen.
Sigurisht që është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Të luash Milan-Juventus është gjithmonë interesante, ishte si lojtar dhe do të jetë si trajner. Dje Paulo kishte ethe, por sot ishte më mirë. Milani është një ekip me të cilin kam luajtur shumë dhe kam fituar shumë. Për mua është një ndeshje e rëndësishme, edhe pse klubi ka ndryshuar shumë.
Do të vlerësojmë nesër se kë do të kemi në dispozicion. Arthur dhe Rabio janë rikuperuar, por le të shohim se çfarë do të ndodhë pas rezultateve të tamponëve.Duhet të jemi të kujdesshëm, ata janë shumë të mirë në rikuperimin e topit dhe në sulm të shpejtë. Ata arrijnë te goli me dy ose tre pasime, ne duhet të jemi teknikisht të mirë.
Ronaldo ishte vendimtar kudo luajti, është normale të varesh nga ai kur e ke në. Edhe Ibra është themelor për ta sepse ndryshon mënyrën se si ai luan, por ata shfrytëzuan karakteristikat e të tjerëve në mungesë të tij.
Danilo? E kishim identifikuar atë në fillim të sezonit, nuk ishte një surprizë. Ne e dinim se mund të mbështeteshim tek ai, ai është një lojtar inteligjent dhe kjo është arsyeja pse ai mund të luajë në pozicione të shumta.
Milani është skuadra për tu mposhtur. Ne do të përpiqemi të shkojmë në “San Siro” për të imponuar lojën tonë. Nuk do të kemi frikë të luajmë hapur. Ne kemi Cuadrado dhe Danilo në të djathtë, Alex Sandro (i infektuar me Covid 19) dhe Frabotta në të majtë. Do të vlerësojmë ato që kemi, nuk ka shumë zgjedhje në dispozicion”, u shpreh Pirlo. /abcnews.al