“Presim seriozitet nga qeveria” Basha përmend amendamentin: Do kërkojmë rialokim prej 5 miliardë lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën

schedule17:14 - 19 Janar, 2024

schedule 17:14 - 19 Janar, 2024

TIRANË- Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një konferencë për gazetarët u shpreh se të hënën se do të depozitojë një amendament në Kuvend, për t’i dhënë një ndihmë ushtarake Kosovës.

“Javën tjetër, ditën e hënë, PD do dërgojë një amendament në Kuvend  për buxhetin e shtetit dhe do kërkojë rreth 5 miliardë lekë lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. Kam parasysh financa në dispozicion të autoriteteve të Kosovës për të përforcuar kapacitete e tyre mbrojtëse. Me këtë hap, Republika e Shqipërisë do të tregonte një vetëdije të re sa i takon kursit të zhvillimeve në Ballkan dhe kërcënimeve që përbëjnë rrezik për paqen dhe sigurinë”, tha Basha.

Ai u shpreh se pret seriozitet për këtë çështje, së pari nga qeveria dhe së dyti nga aktorët e tjerë duke shtuar se patriotizmi nuk është thjesht këndimi i himnit kombëtar.

“Pres seriozitet dhe përkushtim, së pari nga qeveria dhe nga aktorët e tjerë. Patriotizëm nuk do të thotë të këndosh himnin, patriotizëm do të thotë të jesh i gatshëm të jesh në mbrojtje të Kosovës dhe të interesit kombëtar. Amendamenti do të paraqitet të hënën në Kuvend.”, tha Basha./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!