Presidentja Osmani diskuton për situatën e sigurisë me komandantin e FSK-së

schedule19:18 - 8 Nëntor, 2022

schedule 19:18 - 8 Nëntor, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani dhe gjenerallejtënant Jashari diskutuan mbi situatën e sigurisë në vend.

“Në takim me gjenerallejtënant Jasharin, u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë ditës presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim edhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!