Presidentja e re tha “Maqedoni” gjatë betimit/ Gjipali: Mund të sjellë konflikt jo vetëm me Greqinë, por edhe me Bullgarinë!

schedule13:53 - 13 Maj, 2024

schedule 13:53 - 13 Maj, 2024

Eksperti për çështjet e integrimit, Gledis Gjipali në një intervistë në “Tirana Live” në “ABC News”, komentoi deklaratat e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut dhe rrezikut nëse do të ketë tension të shtuar mes Greqisë dhe RMV-së, për shkak të emrit.

Gjatë kësaj interviste, Gjipali nënvizoi se kjo nuk është një situatë e mirë dhe se sipas tij mund të sjellë problematika në Ballkan.

“Me betimin e presidentes së re, gjasat nuk janë pozitive. U desh një qeveri e majtë për të zhbllokuar procesin në atë kohë. Mendoj që mund të sjellë konflikt më të madh në rajon në marrëdhëniet me Greqinë, por edhe me Bullgarinë. Ka më pak gjasa që këto problematike ta zgjidhen, Kjo nuk është e mirë në të gjithë Ballkanin në tërësi. Sa i përket Shqipërisë, mendoj që mund të ecë përpara në proces, por këto janë dinamika që mund të shihen në vazhdim”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!