Presidentja e PE-së: Hamasi duhet ndalur, por konflikti në Lindjen e Mesme s’mund të largojë vëmendjen nga Ukraina

schedule15:46 - 26 Tetor, 2023

schedule 15:46 - 26 Tetor, 2023

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola në një deklaratë të zhvilluar para nisjes së Samitit është shprehur se situata në Lindjen e Mesme nuk duhet të largojë vëmendjen nga Kievi.

“Ky Këshill zhvillohet me një sfond lufte dhe paqëndrueshmërie gjeopolitike. Uniteti dhe koherenca e Bashkimit Europian do të testohen më shumë se kurrë më parë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu Metsola ka paralajmëruar se për Parlamentin Europian qëllimet janë të qarta.

“Hamasi duhet ndalur. Duhet të ketë një lirim të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve. Ndërsa në të njëjtën kohë – ato nuk përjashtojnë njëra-tjetrën – ne duhet të lejojmë ndihmën humanitare për të lehtësuar pasojat më të rënda që po shohim mbi civilët e pafajshëm në Gaza. Kjo është arsyeja pse në rezolutën e Parlamentit Evropian javën e kaluar ne kërkuam një pauzë humanitare. Kjo nuk duhet të na largojë vëmendjen nga Ukraina. Kjo është pikërisht ajo që Putini do të dëshironte. Ne duhet të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!