Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola vizitoi Kievin të premten e 1 prillit, duke shprehur ku theksoi sërish se Bashkimi Evropian do vazhdojë të ofrojë ndihmë oër mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet ruse.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Metsola publikoi një foto nga takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Krahas fotos ajo shkruan “guxim, forcë, vendosmëri”.
Ajo iu drejtua edhe deputetëve në parlamentin ukrainas.
“Qytetarët ukrainas janë heronj, ju po luftoni për atë që ne të gjithë besojmë: lirinë, demokracinë, sundimin e ligjit. Pa këto vlera, nuk ka asgjë tjetër,” tha presidentja e Parlamentit Evropian para parlamentit ukrainas.
“Ne kemi nevojë për sanksione gjithnjë e më të ashpra [për Rusinë] ”, shtoi ajo.
Muajin e kaluar kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë, Mateusz Morawecki, Petr Fiala dhe Janez Jansa vizituan Kievin për të treguar solidaritet me Ukrainën./abcnews.al/