Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović mbërrin sot në Tiranë me ftesë të Presidentit Ilir Meta.
Presidentja kroate do të pritet me një ceremoni zyrtare në institucionin e presidentit për të vijuar me një takim kokë më kokë e më pas me takimin dypalësh në krye të dy delegacioneve respektive.
Pas takimit, në orën 18:00 do të zhvillohet edhe konferenca e përbashkët për shtyp e të dy presidentëve.
Gjatë vizitës së saj të dytë në Shqipëri, Presidentja kroate do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në sallën e parlamentit.
Presidentja e Kroacisë do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Në portin e Durrësit do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të projektit kroat për mbrojtjen e mjedisit në Berat e në Krujë./abcnews.al