Të moshuarit mund të duhet që të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur çdo ekspozim të mundshëm ndaj koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për Bild.
Ajo u shpreh:
“E di që është e vështirë, e di që izolimi është një barrë por kjo është një çështje jete apo vdekjeje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të qëndrojmë të qetë.”
Presidentja e Komisionit Evropian më pas këshilloi që të mos rezervoni pushimet e kësaj vere për shkak të pandemisë.
“Unë ju këshilloj të prisni. Askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për korrik dhe gusht në këtë moment,” tha ajo.
Kujtojmë këtu se të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë grupi më i rrezikuar nga Covid-19 dhe për këtë arsye masat për ta janë më të rrepta. /abcnews.al/