Presidentja e KE: Më 4 maj samit global, çfarë duhet për të mposhtur Covid-19

schedule19:01 - 24 Prill, 2020

schedule 19:01 - 24 Prill, 2020

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton se më datë 4 maj do të zhvillohet një konferencë globale që ka për qëllim të angazhojë njerëzit në luftë kundër koronavirusit.

Ajo tha se qëllimi është bashkimi i forcave dhe mobilizimi i burimeve për të krijuar sa më shpejt një vaksinë dhe shpërndarjen e saj në të gjithë botën.

Për këtë tha ajo, duhen para, dhe samiti synon të mbledhë një shumë fillestare fondes pre 7.5 mld eurosh.

LEXO EDHE: BE lejon Shqipërinë të eksportojë pajisje mjekësore, Basha: Mirënjohje për solidaritetin

“Koronavirusi është një pandemi globale që prek të gjitha vendet. Më shumë se 2 milionë e gjysmë njerëz janë infektuar deri më tani. Kemi humbur pothuajse 180 mijë njerëz nga ky virus. Dhe ende po përhapet me shpejtësi. Reagimi ndaj kësaj pandemie mund të jetë vetëm globale.

 Ne kemi nevojë për bashkëpunim mes qeverive në të gjithë botën, shkencëtarëve, shoqërisë civile, biznesit, qytetarëve. Kjo është arsyeja pse ne po organizojmë një konferencë globale angazhuese online. Më 4 Maj qëllimi është bashkimi i forcave dhe mobilizimi i burimeve. Duhet të krijojmë sa më shpejt një vaksinë, ta prodhojmë atë dhe ta përhapim në çdo cep të botës.

Ne kemi nevojë edhe të intensifikojmë punën për parandalimin dhe diagnostifikimin dhe trajtimin. Dhe për këtë na duhen para. Ndaj nga objektivat kryesore të samitit do të jetë mbledhja e një shume fillestare fondesh. 7.5 miliardë euro për të nisur bashkëpunimin global.

Në të ardhmen do na duhen më shumë. Ne duam të bashkojmë botën dhe liderët e saj kundër virusit. Jam mirënjohëse ndaj organizatave që po punojnë me ne”, u shpreh Ursula von der Leyen./abcnews.al

https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/3031246460298442/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!