Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Zhang: E kuptova direkt se ishim për titull, fitorja me Juven na bëri “bisha”

schedule18:38 - 23 Maj, 2021

schedule 18:38 - 23 Maj, 2021

Interi triumfoi edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, me rezultatin 5-1 kundër Udinese. Zikaltrit çuan titullin kampion, ndërkohë që rreth stadiumit “San Siro” festa e tifozëve është e madhe. Për DAZN ka folur presidenti i Interit, Steven Zhang.

“Është një moment i veçantë,  një ndjenjë e veçantë. Të gjithë punën që kemi bërë gjatë pesë viteve, që kur iu bashkova klubit, mbështetjen e tifozëve, shpresojmë ta ndajmë me të botën. Të gjithë meritojmë të jemi të lumtur sot”, tha fillimisht kreu i klubit italian.

Më pas, i pyetur se kur e kuptoi që Interi mund ta fitonte titullin, Zhang shtoi: “Të jem i sinqertë, që në fillim të sezonit kur kemi marrë fitoren e parë. Fola me të gjithë në ekip dhe u thashë që mund të fitojmë titullin këtë sezon.

Kur fituam në dimër kundër Juventusit u ndjemë se ishim më të fortë. Luajtëm shumë mirë atë ndeshje dhe besimi te lojtarët u rrit shumë nga ai momente”. Në fund presidenti i Interit mendon edhe të bëjë disa falënderime:

“Faleminderit të gjithë njerëzve që besojnë te klubi. Kemi ardhur në Europë dhe shpresonim të sillnim një trofe të rëndësishëm te ky klub. E bëmë diçka të tillë. Puna është bërë nga lojtarët dhe trajneri, por edhe nga të gjithë ata që punuan dhe na mbështeten ne përgjatë gjithë këtyre pesë viteve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!