Presidenti Vuçiç: Për ushtrinë serbe nuk marr urdhra nga askush

schedule18:09 - 21 Nëntor, 2023

schedule 18:09 - 21 Nëntor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë konferencës së përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Serbia do të ruajë paqen, por sa i përket ushtrimeve të Ushtrisë serbe, thotë se nuk merr urdhër nga askush.

Sa i përket zhvillimeve në veri ku mbetën të lënduar ushtarët e KFOR-it, Vuçiç tha se ai dhe Stoltenberg janë në kundërshtim me njëri-tjetrin për atë që ndodhi. Ai foli edhe për sulmin terrorist në Banjska, ndërsa shtoi se lidhur me ushtrinë serbe, nuk merr urdhra nga askush.

Ndërsa sa i përket bashkëpunimit tonë me NATO-n, është korrekt dhe e mirë, kur dikush flet në mënyrë të denjë, atëherë ne gjithmonë mund të themi se nuk ka nevojë për kaq shumë ushtarë këtu dhe atje, por nuk marrim atë lloj urdhri nga askush ”, tha ai. Ai shtoi se Kosova nuk do ta formojë Asociacionin përderisa Kurti është në pushtet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!