Presidenti Vladimir Putin mbledh Këshillin e Sigurisë

schedule15:55 - 2 Qershor, 2023

schedule 15:55 - 2 Qershor, 2023

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin bëri të ditur se siguria brenda vendit nuk duhet të prishet. Në një deklaratë nga Pallati i Kremlinit thuhet se Putini mbajti një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Në një fjalim në mbledhjen gjatë pjesës së hapur për media, Putin tha se kohët e fundit po zhvillojnë punime për marrëdhëniet mes grupeve të ndryshme etnike në vend.

“Kjo çështje është jashtëzakonisht e rëndësishme për Rusinë. Këto janë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për Federatën e Rusisë ku jetojnë 190 grupe të ndryshme etnike”, tha Putin.

Ai tha se në mbledhje do të diskutohet edhe për çështjet lidhur me sigurinë e brendshme të Rusisë. “Ata që i duan të keqen Rusisë kanë rritur përpjekjet e tyre për të prishur qetësinë brenda vendit. Edhe ne duhet të bëjmë më të mundurën tonë që kjo të mos realizohet në asnjë rrethanë”, theksoi Putin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!