Presidenti ukrainas s’do jetë pjesë e delegacionit që do bisedojë me Rusinë

schedule19:45 - 27 Shkurt, 2022

schedule 19:45 - 27 Shkurt, 2022

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova kka bërë me dije për CNN se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “nuk do të jetë” pjesë e delegacionit që merr pjesë në bisedimet me Rusinë ditën e nesërme. “Zelensky është në Ukrainë për të mbrojtur vendin”, ka thënë ajo.

Markarova i bëri thirrje presidentit rus të ndalojë luftën. Ajo shtoi se Ukraina është gjithmonë e gatshme për bisedime, “por ne nuk jemi gati të dorëzohemi. Dhe ne do të mbrojmë vendin tonë dhe do të fitojmë.”

Në lidhje me vendosjen e forcës parandaluese nga Putini, duke përfshirë armët bërthamore, Markarova tha: “Ky është edhe një shembull tjetër i sjelljes terroriste të Rusisë. Ata sulmuan vendin tonë. Ata po i trembin të gjithë.”

Prej 4 ditësh vijojnë luftimet në Ukrainë pasi Rusia ndërmori një sulm ushtarak për ta pushtuar.

Përmes një njoftimi në aplikacionin Telegram, zyra e presidentit njoftoi se të dyja palët do të takohen në një vend të paidentifikuar në kufirin bjellorus, por nuk dha ndonjë kohë të saktë për takimin.

Njoftimi nga Kievi erdhi disa orë pasi Rusia njoftoi se delegacioni i saj ishte nisur për në Bjellorusi në pritje të takimit. Fillimisht zyrtarët ukrainas kishin thënë se ishin gati për bisedime, por jo në Bjellorisi, një vend ku Rusia kishte dislokuar një numër të madh trupash para se të niste sulmin ndaj Ukrainës të enjten.

Zyra e presidentit Zelenski tha se presidenti Alexander Lukashenko i Bjellorusisë, një aleat i presidentit Putin, “kishte pranuar të garantonte që gjithë aeroplanët, helikopterët dhe raketat e vendosura në Bjellorusi do të mbeteshin në tokë, gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit pas të delegacionit ukrainas”.

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sot forcat bërthamore ruse në gadishmëri të nivelit të lartë, siç u shpreh ai, për shkak të “deklaratave agresive nga udhëheqësit e NATO-s dhe sanksioneve ekonomike kundër Moskës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!