Presidenti ukrainas poston video, mohon se ka bërë thirrje për dorëzim

schedule08:01 - 26 Shkurt, 2022

schedule 08:01 - 26 Shkurt, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video të vetë-xhiruar në Twitter duke ecur nëpër rrugët e Kievit në një përpjekje të dukshme për të luftuar thashethemet se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t’i dorëzohet trupave ruse raporton “BBC”. “Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim,” tha ai në një sfond të Shtëpisë Gorodetsky të Kievit.

“Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tone”.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!