Presidenti ukrainas: Nuk ka zgjidhje tjetër përveç anëtarësimit të vendit në NATO-s

schedule11:39 - 17 Shkurt, 2022

schedule 11:39 - 17 Shkurt, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar për BBC-në se anëtarësimi në aleancën e mbrojtjes së NATO-s do të garantonte sigurinë e vendit të tij. Ai gjithashtu ka theksuar se situatea nuk është e lehtë por kjo është e vetmja rrugë për vendin e tij.

Rusia është ashpër kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe ka kërkuar  garanci nga fuqitë perëndimore se diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë.

Por Moska nga ana tjetër ka mohuar planet për pushtimin e Ukrainës duke deklaruar se disa nga 100,000 trupat e vendosur  në  kufi janë larguar pas stërvitjeve ushtarake.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!