Presidenti ukrainas i drejtohet PE-së: Askush nuk do të na thyejë, tregoni që jeni me ne

schedule13:17 - 1 Mars, 2022

schedule 13:17 - 1 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky sapo ka folur para Parlamentit Evropian në seancën e tyre speciale për luftën ruse në Ukrainë.

Ai thotë se ajo që po ndodh në vendin e tij është një tragjedi dhe ata po luftojnë për tokën, lirinë dhe jetën e tyre. Ai tha: “Askush nuk do të na thyejë, sepse ne jemi ukrainas”.

Ai gjithashtu thotë se Rusia ka synuar fëmijët ukrainas, me 16 të vdekur dje. Ai i bën thirrje Parlamentit Europia të “provojë se jeni bashkë me ne”, të provojë se nuk do ta zmbrapsë Ukrainën dhe të provojë se janë “evropianë të vërtetë”.

Lexo edhe: PE s’mban lotët nga fjalimi prekës i presidentit ukrainas: Sot ishte ditë tragjike, po luftojmë për lirinë

Besoj se sot ne do t’u tregojmë të gjithëve se kush jemi. Pa ju Ukraina do  të jetë e vetme. Ne kemi treguar forcën tonë. Ne kemi provuar se ne jemi njësoj si ju. Tregoni se jeni me ne. Tregoni se nuk do na lëshoni”, tha ai.

Teksa Zelensky, ishte duke folur përmes një lidhjeje video, salla i ngrit në këmbë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!