Ndërsa zbardh agimi në Sri Lanka, mijëra njerëz po enden në rrugët e qendrës së Colombo. Shumë janë mbledhur në Galle Face Green, vendi kryesor i protestës, duke dëgjuar fjalime të zjarrta në një skenë të improvizuar të ngritur për njerëzit e thjeshtë kundër qeverisë dhe liderëve që ata mendojnë se i kanë tradhtuar.
Çdo fjalim shënohet me thirrjet sporadike “Fitore për luftën” në sinhalezisht, raporton BBC.
Në turmat e mbledhura në Galle Face Green në Colombo janë motrat binjake Reshini dhe Reshani Samarakoon.
Së bashku me nënën e tyre, studentet 23-vjeçarë kanë udhëtuar dy ditë më parë nga Malava në jug drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestë.
“Unë mendoj se Presidenti Rajapaksa është si një terrorist. Ai ka terrorizuar vendin për kaq shumë kohë. Ndaj jam e lumtur që është larguar. Por e trishtuar për situatën në Sri Lanka”, tha Reshini.
Lexo edhe: Sot të arratisur, kush janë dy vëllezërit Rajapaksa që dikur shiheshin si heronj në Sri Lanka
Motrat ishin optimiste se Sri Lanka po kthente një kapitull të ri. “Shpresojmë që në të ardhmen të bëhemi një vend i zhvilluar, ekonomikisht dhe socialisht”, tha Reshani.
“Nuk na pëlqen. Ne duam paratë tona të kthehen! Dhe duam t’i vendosim të gjithë Rajapaksët në një burg të hapur ku ata mund të bëjnë punë bujqësore”, tha protestuesi GP Nimal i cili ka kaluar 43 ditët e fundit në Galle Face Green. “Nuk ka drejtësi”, shtoi. g.v/abcnews.al