Presidenti turk Erdogan: Izraeli duhet t’i jap fund luftës në Gaza dhe të rikuperojë dëmet

schedule22:59 - 11 Shkurt, 2025

schedule 22:59 - 11 Shkurt, 2025

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një konferencë për shtyp me kryeministrin malajzian, Anëar Ibrahim deklaroi se Izraeli duhet t’i japë fund çështjes së Gazës dhe të kompesojë dëmet e shkaktuara.

“Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze dhe të kompensojë të gjitha dëmet e shkaktuara” tha ai.

Ndërkohë presidenti komentoi gjithashtu mbështetjen qoftë ekonomike ndaj Palestinës duke thënë se duhet që vendet e ASEAN të bashkojnë forcat.

“Çfarë lloj mbështetjeje mund të japim në aspektin e ndihmës apo të parave? Kjo nuk është diçka që Malajzia apo Turqia mund ta bëjnë të vetme. Por nëse të gjithë anëtarët e ASEAN-it bashkojnë forcat, mendoj se ne mund të bëjmë pjesën tonë.” shtoi kreu i qeverisë turke.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!