Presidenti i ri i SHBA Donald Trump, gjatë fjalimit të tij, bëri me dije vendimet e reja ndër të cilat një vendim i rëndësishëm lidhej me kanalin e Panamasë.
Sipas tij, Kanali i Panamasë duhet t’i rikthehet SHBA sepse shumë jetë janë humbur për ndërtimin e tij.
“Kanali i Panamasë do të mbajë emrin e ish presidentit. Ai ishte një biznesmen dhe bëri shumë gjëra dhe për kanalin e Panamasë që duhet ti rikthehet SHBA.
Kanë humbur 38 000 jetë në ndërtimin e kanalit të Panamasë. Qëllimi i marrëveshjes sonë është dhunuar. Cipet amerikane janë duke u shitur shumë shtrenjtë, nuk po trajtohemi mirë. Është koha që edhe një herë të veprojmë me guxim dhe të rijetësojmë popullin e Amerikës. Së bashku do të mbroujmë fëmijët tanë, do të jetë një vend që rritet, zgjeron territorin tonë, mbajmë flamurin tonë në horizonte. Do të vendosim yjet dhe vijat e planetit tonë në Mars. Ambicia është jeta e një kombi dhe populli ynë është ambicioz. Nuk ka asnjë si kombi ynë. Asnjë nuk vjen pas nesh. Në Amerikë e pamundura është ajo që bëjmë më mirë.”
/ abcnews.al