Presidenti Thaçi s’heq dorë, fton sërish Albin Kurtin për takim

schedule16:00 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 16:00 - 30 Dhjetor, 2019

Për herë të tretë radhazi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ftuar në takim kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për t’u konsultuar rreth mandatarit për qeverinë e re.

Ftesa Kurtit i është dërguar për datën 31 dhjetor në orën 10.00

Në letrën e tij presidenti Thaçi shkruan se e mirëkupton Kurtin për pamundësinë e pjesërmarrjes në dy takimet e së premtes, por e fton për nesër më 31 dhjetor sërish me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Derisa kreu i LVV-së një ditë më parë ka thënë se Thaçi mund të caktojë datën e seancës konstituive, por jo atë për votimin e qeverisë.

Ai ka konfirmuar do të vazhdojnë negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës pas festës së Vitit të Ri.

Ndërsa në LDK thonë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë ofertë konkrete nga Lëvizja Vetëvendosje, gjithashtu shprehen se bisedimet e mëparshme kanë rënë në ujë.

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Pos kreut të LDK-së në takim ishin edhe nënkryetarët, Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Abdullah Hoti derisa kanë diskutuar rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje me LVV-në për të bashkëqeverisur vendin. Ndërkohë Kosnett dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të ndryshme të akredituar në Kosovë kërkojnë formimin sa më të shpejtë të qeverisë së Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!