Presidenti sirian Al Assad i kërkon SHBA prova që vërtetojnë vdekjen e Al Baghdadi

schedule13:45 - 2 Nëntor, 2019

schedule 13:45 - 2 Nëntor, 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të tregojnë prova të qarta për vrasjen e liderit të Isis AL Bagdad. Është kjo kërkesa e presidentit sirian Al Asad, i cili duke komentuar për herë të parë operacionin e forcave special në veri lindje të vendit, hodhi dyshime nëse ka pasur apo jo vërtet një operacion të tillë.

Presidenti sirian Bashar Al Asad është treguar skeptik për sa i përket deklaratës amerikane për vrasjen e liderit të ISIS AL Bagdadi në veri lindje të Sirisë. Duke komentuar për herë të parë operacionin e forcave special amerikane, në një intervistë për televizionin shtetëror sirian ai u shpreh se nuk ishte në dijeni nëse operacioni kishte ndodhur në të vërtetë apo jo.

Kjo sepse sipas tij asnjë avion nuk është sinjalizuar nga radarët. Asad ngre dhe pyetjen se pse nuk është treguar asnjë pjesë e trupit të pajetë të Al Bagdad. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të tregojnë provat, këmbënguli presidenti sirian duke theksuar se qeveria e tij nuk ishte vënë asnjëherë në dijeni për operacionin për vrasjen e Al Bagdadit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!