Presidenti serb Vuçiç “thyen” vezët e pashkëve me Mogherinin

schedule16:03 - 29 Prill, 2019

schedule 16:03 - 29 Prill, 2019

Përfaqësuesja e lartë për politikat e jashtme në Bashkimin Evropian, Federika Mogerini, edhe në fund të mandatit nuk ngurron të bëjë publik mendimin e saj. Gjatë lojës së vezëve së pashkëve me kreun e shtetit serb Vuçiç, ajo e ka uruar për fitoren duke i thënë se ashtu duhej të ndodhte.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shoqërohet në Berlin nga kryeministrja Ana Brnabiç. Fillimisht ai është takuar me diplomaten e lartë të Bashkimit Evropian Federika Mogerini, e cila gjithashtu do të jetë e pranishme në samitin e kryeqytetit gjerman të organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez Makron.

Presidenti serb i ka dhuruar Mogerinit një vezë pashke dhe e ka ftuar të luajnë se kujt do ti thyhej. Pasi në fund fitimtar ka dalë Vuçiç, Mogerini i thotë: “Kjo do të thotë se fitove ti! Ashtu si duhet të jetë!”.

Pas uljes në tryezat përkatëse të pranishmëve iu është kërkuar të pozojnë për fotografët e pranishëm. Mogherini me këtë rast i ka dhuruar një mirëseardhje të ngrohtë dhe kryeministres serbe Brnabiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!