Presidenti serb Vuçiç në përgatitjet e paradës Liria 2017

schedule16:12 - 20 Tetor, 2017

schedule 16:12 - 20 Tetor, 2017

Asnjë vend në rajon nuk mund të krahasohet me fuqinë ushtarake të Serbisë, ka qenë kjo deklarata e presidentit serb Vuçiç i pranishëm në përgatitjen për paradën ushtarake Liria 2017.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se ushtria serbe ka ndryshuar për më mirë dhe se asnjë vend në rajon nuk mund të krahasohet me fuqinë ushtarake të vendit të tij. Kreu i shtetit serb shtoi se që nga viti 1990 vendi nuk ka pasur kaq shumë avionë ushtarakë. Madje ai krahasoi fuqinë ushtarake të Serbisë në krahasim me vendet fqinje, duke marrë shembull një ndeshje mes Barcelonës dhe një skuadre të kategorisë së dytë apo të tretë.
Ai shtoi se vendi do blejë dhe helikopterë në të ardhmen pasi synohet përforcim i sistemit mbrojtës në vend, por një ushtri e fortë nënkupton dhe ushtarë të kënaqur.
Duke folur për mediat vendase Vucic shtoi se nëse ushtria serbe do të ishte vlerësuar para gjashtë muajsh dhe sërish tani, atëherë do të shihej qartë se ëhstë ngjitur dhjetë vende më lart.
Presidenti serb këmbënguli se asnjë vend në rajon nuk ka fuqinë e Serbisë, dhe se vendi i tij matet me vende shumë më moderne dhe të pasura aspektin ushtarak

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!