Presidenti serb Vuçiç i kërkon sqarime BE-së për helmimin e numëruesve në Kosovë

schedule23:33 - 18 Tetor, 2019

schedule 23:33 - 18 Tetor, 2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i është drejtuar me një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, të cilës i ka kërkuar sqarime lidhur me rastin e helmimit të zyrtarëve të Kosovës nga kutitë me vota të ardhura nga Serbia.

Mediat serbe raportuan se Vuçiç i ka kërkuar zëdhënëses së BE-së që të tregojë publikisht nëse serbët i kanë helmuar shqiptarët me antraks, navichok, apo ndonjë helm tjetër të rëndë dhe nëse kjo nuk është e vërtetë, atëherë të tregojë se cilët kanë qenë mashtruesit që kanë sajuar një gënjeshtër të tillë, siç shprehet ai.

Reagimi i tij erdhi pasi 26 zyrtarë të Kosovës që merreshin me numërimin e zarfave me vota të ardhura nga Serbia u helmuan pasi u hapën 5 kuti me vota të ardhura prej atje.

Autoritetet në Kosovë vazhdojnë hetimet lidhur me helmimin, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për çfarë e shkaktoi helmimin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!