Presidenti serb: Kriza në botë do të përshkallëzohet, ruajtja e paqes duhet të jetë prioritet

schedule14:48 - 26 Qershor, 2024

schedule 14:48 - 26 Qershor, 2024

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi në një fjalim para qytetarëve se pret një përshkallëzim të krizës gjeopolitike në botë.

Ai u shpreh se më e rëndësishmja është që të ruhet paqja dhe sigurimi i rritjes ekonomike për një jetë më të mirë për qytetarët e Serbisë.

“Le t’i përgjigjemi së bashku sfidave që na presin dhe të arrijmë rezultatet që të gjithë duam. Jetojmë në kohën e krizës më të madhe gjeopolitike pas Luftës së Dytë Botërore. Pres që situata të përshkallëzohet në muajt në vijim dhe pres që të përballemi me pasoja shumë të rënda, ne po flasim për Evropën dhe botën”, tha Vuçiç.

/abcnews.al/