Institucioni i Presidentit të republikës ka njoftuar emrat e kandidatëve për pozicionin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit në përfundim të afatit të aplikimit për shprehjen e interesit. Në listën me 34 kandidatë bien në sy emra si ai i deputetit aktual socialist Anastas Angjeli, ish minsitër i financave, ekonomisë dhe çështejve sociale. Shkëlim Cani, një tjetër ish ministër financash ka shprehur gjithashtu interesin për ktë post, ashtu si ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi dhe përfaqësuesi i socialistëve në KQZ, Eridian Salianji. Liljana Elmazi, ish-deputete demokrate është një tjetër kandidaturë për postin e kreut të KLSH-së.
Si njofton institucioni i presidentit, kandidati që do t’i propozohet Kuvendit për të qënë pasardhësi i Bujar Leskajt në këtë institucion, do të publikohet brenda afateve ligjore. Mandati 7-vjeçar i qëndrimit në detyrë i z. Bujar Leskaj si Kryetar i Kontrollit të Lartë Shtetit në detyrë, përfundon më datë 22 dhjetor 2018.
Njoftimi i Presidencës
Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton të gjithë të interesuarit se, pas përfundimin të afatit të aplikimit, rezulton se kanë shprehur interesin për t’u përzgjedhur si kandidat për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, shtetasit e mëposhtëm:
Nr. Emër Mbiemër Arsimi i Lartë Universitar / Profili Grada Shkencore e fituar
1. Agron Agalliu U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Ekonomist
2.Anastas Angjeli
U.T, Fakulteti i Ekonomisë, Financier “Akademik” “Profesor” “Doktor”
3. Albana Dhimitri U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Financier-Kontabilist, “Doktor”
4. Alba Qirjazi U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Financier-Kontabilist
5. Aelita Mani
(Shprehja e interesit dërguar me rrugë postare administruar dt 01.11.2018)
U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Merceolog i Përgjithshëm, “Doktor”
6. Alfred Çako U.T, Fakulteti Gjeologji Miniera
Inxhinier Minierash
7. Bahri Shaqiri U.T, Fakulteti i Drejtësisë
Jurist
8. Bajram Lamaj
Inst.Lartë Bujqësor, Fak.Ekonomi Agrare
Financier.
U.“Kristal”, F. i Drejtësisë, Jurist.
9. Bajram Muçaj Inst.Lartë Bujqësor, Fak.Ekonomi Agrare
Ekonomist. “Prof. i Asociuar”
“Doktor i Shkencave”
10. Behar Zeneli U.T, Fakulteti i Drejtësisë
Jurist
11. Bujar Stafuka U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Ekonomist
12. Edmond Verçani U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Ekonomist
13. Eduart Ypi U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Financier-Kontabilist
14. Eridian Salianji U.T, Fakulteti i Drejtësisë
Jurist
15. Ermal Yzeiraj U.T, Fakulteti i Drejtësisë
Jurist
16. Gjergji Dhima U.Bujq.Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë
Ekonomist
17. Hysen Muceku
(Shprehja e interesit dërguar me rrugë postare administruar dt 31.10.2018)
U.Bujq.Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë
Ekonomist
“Prof. i Asociuar”
“Doktor”
18. Kestrin Katro U.T, Fakulteti i Drejtësisë
Jurist
“Profesor”
“Doktor”
19. Lefterie Luzi (Lleshi) U.T, Fakulteti i Drejtësisë
Jurist
20. Liljana Elmazi (Billa) U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Ekonomist
“Profesor”
“Doktor”
21. Lumtor Shkreli U.Parmës-Itali, Fakulteti i Ekonomisë
Ekonomist
22. Muhamed Kavaja U.T, Fakulteti i Drejtësisë
Jurist
23. Petrit Bushi
U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Ekonomist.
U.T, Fakulteti i Drejtësisë
Jurist “Doktor”
24.Petrit Fusha
U.T, Fakulteti i Drejtësisë
Jurist
U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Ekonomist.
25. Pëllumb Ibrahimi
26. Qerim Lazaj U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Ekonomist
27. Rushan Nano U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Ekonomist
28.
Sabri Hoxha
U.T, Fakulteti i Mjekësisë,
Mjek i Përgjithshëm,
U.Politeknik.T, F.Gjeologji Miniera
Inxhinier Gjeolog.
“Doktor”
29.
Sali Shehu
U. “Luigj Gurakuqi” Shkodër, F.Drejtësisë
Jurist.
Sh.Lartë e Min.Brendshme
Oficer i Policisë Kriminale.
“Doktor”
30. Shkëlqim Cani U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Financier
“Profesor”
“Doktor”
31. Shpëtim Ahmetaj U.T, Fakulteti i Ekonomisë
Financier
32. Vitore Tusha U.T, F.Shkencave Politiko Juridike
Jurist
“Doktor”
33. Ylber Karanxha U.Bujq.Tiranë, Fakulteti i Bujqësisë
Ekonomist Agrar
“Doktor”
34. Zaim Korsi Inst. i Lartë Bujqësor, F.Ekonomi Agrare, Ekonomist Kontabël “Doktor”
Të dhënat e mësipërme, janë evidentuar nga dokumetacioni i dorëzuar nga aplikantët.
Pas kësaj faze, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se kandidati që do t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur në pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përzgjedhur në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e brendshëm, do të publikohet brenda afateve ligjore.