Presidenti i Republikës edhe pse me pushime nuk heq dorë nga përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike. Nëpërmjet rrjeteve sociale, kreu i shtetit i drejtohet me një pyetje të gjithë atyre që kritikojnë 13 Tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. “Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?”, shkruan Meta. Kreu i shtetit i pyet kritikët e 13 tetorit nëse e kanë kaq të domosdoshme të dështojnë çeljen e negociatave për vendin tonë në 18 Tetor./ABC News Albania 24/7
Presidenti: Pse nuk keni sy dhe veshë për zgjidhjen e krizës?
schedule08:30 - 3 Gusht, 2019
schedule 08:30 - 3 Gusht, 2019
