Presidenti portugez: Vendi duhet të kërkojë falje për rolin në tregtinë e skllevërve

schedule11:39 - 26 Prill, 2023

schedule 11:39 - 26 Prill, 2023

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, tha se vendi i tij duhet të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësinë për rolin në tregtinë transatlantike të skllevërve.

Kjo ishte hera e parë që një udhëheqës i Portugalisë ka sugjeruar një gjë të tillë.

Nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19-të, 6 milionë afrikanë u rrëmbyen dhe u transportuan me forcë përtej Atlantikut nga anijet portugeze dhe u shitën si skllevër, kryesisht në Brazil.

Por deri më tani, Portugalia ka komentuar rrallë për të kaluarën dhe deri sot, nëpër shkolla mësohet shumë pak për lidhjet e saj me skllavërinë.

Përkundrazi, epoka koloniale e vendit, e cila nënshtroi vendet duke përfshirë Angolën, Mozambikun, Brazilin, Kepin e Verdës dhe Timorin Lindor, si dhe pjesë të Indisë, shpesh perceptohet si një burim krenarie nga shumica e portugezëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!