Presidenti polak: Nëse Rusia mposht Ukrainën, mund të sulmojë vendet e tjera

schedule15:45 - 14 Maj, 2024

schedule 15:45 - 14 Maj, 2024

Presidenti polak Andrzej Duda njoftoi sot se Rusia mund të pushtojë vende të tjera nëse forcat e saj fitojnë luftën kundër Ukrainës.

Ai shtoi se parashikon presion të ri ushtarak nga Kremlini në javët e ardhshme.

Në një intervistë me Bloomberg në margjinat e Forumit Ekonomik të Katarit, Duda nuk tha se një sulm ndaj fqinjëve të Ukrainës ishte i pashmangshëm, por paralajmëroi se aleatët e NATO-s janë të pambrojtur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!