Presidenti polak mbërrin në Kiev, pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

schedule10:13 - 22 Maj, 2022

schedule 10:13 - 22 Maj, 2022

Presidenti polak, Andrzej Duda ka mbërritur në Ukrainë, sipas njoftimit të përfaqësuesve të tij.

Pritet që Duda të mbajë një fjalim në parlamentin e Ukrainës, shkruan CNN.

Polonia treguar mbështetje të madhe për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Lexo edhe: E pavarur nga gazi e nafta ruse, Polonia thirrje vendeve të BE-së: Mos paguni në rubla, vendosni embargo

Polonia ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës dhe po mbështet përpjekjen e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Polonia ka ndihmuar gjithashtu Ukrainën që të nxjerrë drithin dhe produktet e tjera bujqësore në tregjet botërore./abcmews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!