Presidenti polak kritikon Macron dhe Scholz për bisedat me Putin: Askush nuk foli me Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore

schedule10:09 - 9 Qershor, 2022

schedule 10:09 - 9 Qershor, 2022

Në një intervistë të postuar nga gazeta gjermane Bild në kanalin e saj në YouTube, presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka kritikuar ashpër si kancelarin gjerman Olaf Scholz ashtu edhe presidentin francez Emmanuel Macron për bisedat e tyre telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan The Guardian.

Ai e krahasoi situatën me Luftën e Dytë Botërore.

A foli dikush kështu me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore? A tha dikush që Adolf Hitleri duhet të shpëtojë veten? Që ne duhet të veprojmë në atë mënyrë që të mos jetë poshtëruese për Adolf Hitlerin?

Nuk kam dëgjuar asgjë të tillë”, tha Duda.

Në një telefonatë të përbashkët me Putinin më 28 maj, Scholz dhe Macron i kërkuan atij të linte të lirë ushtarët e kapur në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit dhe të bisedonte me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Rikujtojmë se Macron gjatë fundjavës tha se Perëndimi nuk duhej të poshtëronte Rusinë dhe se duhej të gjenin një rrugëdalje diplomatike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!