Presidenti polak infektohet nga Covid-19, mijëra qytetarë protestojnë kundër masave kufizuese

schedule17:32 - 24 Tetor, 2020

schedule 17:32 - 24 Tetor, 2020

Presidenti polak Andrzej Duda është konfirmuar pozitiv për koronavirus. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet këtë të shtunë ndërsa protestat ku u merrnin pjesë me mijëra qytetarë në Varshavë, kundër masave kufizueses për frenimin e epidemisë, u bënë të dhunshme derisa policia përdori gazin lotsjellës për ti shpërndarë.

Vetë presidenti Duda në një prononcim për mediat u shpreh se ndihej mirë nga ana shëndetësore dhe me shenja të lehta të infeksionit.

 “Unë nuk vuaj nga asnjë simptomë, veçanërisht ndjej mungesë shije apo erë, por ndihem mirë. Jam duke qëndruar në izolim së bashku me gruan time dhe do të punoj në distancë,” tha presidenti 48-vjeçar.

Polonia po sheh një rritje të madhe të rasteve me COVID-19, ndërsa rekordi ditor u shënua të premten ku u konfirmuar 13.632 persona. Me rritjen e infeksioneve, masat kufizuese u shtuan dhe hynë në fuqi ditën e sotme.

Protestues të shumtë u mblodhën dhe demonstruan pa maska ​​në fytyrë, duke thënë se ato nuk nevojiten teksa mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Le të punojmë dhe të vendosim vetë”.

n.d./abcnews.al