Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas i bën thirrje Hamasit të përfundojë shpejt marrëveshjen e armëpushimit

schedule12:26 - 14 Shkurt, 2024

schedule 12:26 - 14 Shkurt, 2024

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas i bëri thirrje Hamasit që të përfundojë shpejt marrëveshjen e armëpushimit për lirmin e pengjeve dhe t’u kursejë palestinezëve një tjetër Nakba në Rafah.

Palestinezët i referohen Nakba, ose katastrofës, për të treguar spastrimin etnik të Palestinës në vitin 1948, kur forcat sioniste shpallën krijimin e Shtetit të Izraelit dhe dëbuan të paktën 750,000 palestinezë nga shtëpitë e tyre.

Abbas i kërkoi Hamasit të shmangte sulmin e Izraelit në Rafah, i cili do të çonte në mijëra viktima, më shumë vuajtje dhe zhvendosje të mëtejshme të popullit palestinez. Kushdo që prish marrëveshjen do të mbahet përgjegjës, tha Abbas, pasi gjërat nuk janë më të tolerueshme.

“Ne duam t’i mbrojmë njerëzit tanë nga pasojat e çdo fatkeqësie serioze që do t’i godasë, kështu që ne duhet të marrim vendime që u shërbejnë interesave të popullit tonë dhe t’i mbrojmë ata, duke ndaluar agresionin,” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!