Seanca e jashtëzakonshme plenare në Kuvendin e Kosovës ku rendi i ditës ishte miratimi i ndryshimeve kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit me votë direkt nga populli dështoi, për shkak të mungesës së deputetëve në seancë.
Çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet, ndërsa në seancë nuk ishin të pranishëm asnjë nga 9 deputetët e Listës Serbe.
Në sallë ishin 93 deputetë në total.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se nuk janë plotësuar kushtet dhe seanca do të ndërpritet.
Seance u zhvillua pasi presidentja Osmani kërkon zgjedhje të drejtpërdrejta për president.
Ajo dorëzoi në Kuvend propozimin e saj për ndryshime kushtetuese në mënyrë që të jetë qytetari që më votë ta zgjedh kreun e ri të shtetit./abcnews.al


