Presidenti Meta vizitë në “Muzeun e Gjuhës Shqipe”

schedule21:47 - 17 Nëntor, 2018

schedule 21:47 - 17 Nëntor, 2018

Presidenti Ilir Meta vizitoi “Muzeun e Gjuhës Shqipe” me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, ku mes dhjetëra të pranishmëve theksoi kontributin e dhënë nga patriotët shqiptarë për ruajtjen e gjuhës shqipe si dhe për shpalljen e pavarësisë së vendit tonë.

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në një veprimtari përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, ku të pranishëm ishin shqiptarë nga të gjitha trevat, politikanë, gjuhëtarë dhe filologë. Gjatë kësaj veprimtarie përkujtimore presidenti theksoi se ndërtesa e Kongresit të Manastirit dëshmon kontributin e vyer të dhënë nga patriotët shqiptarë për alfabetin e shqipes, po ashtu edhe për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

Ilir Meta:Shpreh kënaqësinë time të veçantë që ndodhem sot në Manastir, pikërisht në këtë Muze të kongresit historik të Manastirit, të kongresit të Alfabetit tonë i cili i bashkoi të gjithë shqiptarët. Udha e shkronjave tona për të mbërritur deri këtu në kongresin që u mbajt 110 vite më parë, ka qenë një udhë mjaft e vështirë dhe mjaft e gjatë dhe ku studiuan personalitete të jashtëzakonshëm, që nga Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kostaq Cipo. Ata kontribuan më pas si për Kongresin e Manastirit, si për pavarësinë e Shqipërisë, për zhvillimin ne gjuhës dhe kulturës shqiptare.”

Pas vizitës në “Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe” i mikpritur e i shoqëruar nga shumë banorë shqiptarë presidenti Meta shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit. Presidenti Meta gjithashtu theksoi se shpreson që të përfundojë shumë shpejt edhe çështja e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë në mënyrë që ajo të jetë sa më shpejt anëtare e NATO-s dhe së bashku me Shqipërinë të çelin negociatat vitin e ardhshëm për anëtarësim në Bashkimin Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!